Veseli: Do të subvencionohen kreditë familjare për termo-izolim
BKT
Lajme

Veseli: Do të subvencionohen kreditë familjare për termo-izolim

Kandidati i PDK-së për kryeministër Kadri Veseli, ka deklaruar se brenda dy viteve të ardhshme do të legalizohen të gjitha ndërtimet që janë të pa legalizuara në Kosovë.

Veseli teksa ka marrë pjesë në prerjen e shiritit të fabrikës së stiroporit "Iso Term" në Vraniq të Suharekës, ka thënë se brenda 4 vjetësh beson se rreth 90 për qind e shtëpive që janë pa izolim do të izolohen.

"350 mijë ndërtime janë pa leje në Kosovë aktualisht, të cilat presin për t'u legalizuar. Janë rreth 8 deri në 10 miliardë euro, të cilat janë të qytetarëve tanë kanë për të hyrë në tregun e shitblerjeve. Brenda dy vjetësh këtë do ta përfundojmë për t'i ikur të gjitha procedurave burokratike dhe abuzimeve dhe t'i hapim perspektivë një të ardhme më të mirë për familjet tona. Gjersa ky projekti i prodhimit të këtyre izolatorëve përkon pikërisht edhe me mesazhin të cilin unë dua ta dërgojë, jam shumë i bindur që brenda katër vjetëve të ardhshme rreth 90 për qind e shtëpive që tani janë pa izolim kanë për t'u suvatuar dhe izoluar në Kosovë. I ftoj qytetarët tanë dhe prodhuesit e këtyre sistemeve të izolimit sa më shumë zgjeroni veprimtarinë për faktin se do t'iu orientojë dhe do të subvencionojë gjitha familjet të cilat i izolojnë shtëpitë e tyre", u shpreh ai.

Veseli përmendi disa nga arsyet që pse sipas tij është e rëndësishme një gjë e tillë.

"Si Qeveri e Kosovës do të subvencionohen kreditë familjare për termo-izolim, për aq sa jemi falënderues. Ju e dini është një projekt i amerikanëve, po vijnë amerikanët të na mësojnë si është më mirë, kam kërkuar edhe më herët, por tash do ta marrë në dorë vetë. Për aq sa vendosin para nga taksapaguesit e amerikanëve, ne do të vendosim dyfish më shumë para për të izoluar shtëpitë tona për fëmijët tanë. Kjo është e ardhmja jonë dhe legalizimi i pronave", tha Veseli.

Pretendenti për kryeministër nga PDK Kadri Veseli sot gjatë ditës ka vizituar edhe disa biznese në komunën e Suharekës.

Ndalesën e parë Veseli e kishte te fabrika e mobileve "Te Naseri", ka vizituar edhe fabrikën e këpucëve "Solid". Po ashtu, ka vizituar edhe fabrikën e mobileve "Graniti", si dhe fabrikën e pijeve "Frutex".


MË SHUME NGA Lajme