Matoshi: Ne patëm rezultate konkrete në përmirësimin e ndotjes së mjedisit
BKT
Lajme

Matoshi: Ne patëm rezultate konkrete në përmirësimin e ndotjes së mjedisit

Ministri në largim, Fatmir Matoshi, si përfaqësues i koalicionit NISMA-AKR-PD, ka theksuar se gjendja mjedisore në Kosovë dhe në mënyrë të veçantë në Prishtinë ka qenë dhe vazhdon të jetë jashtëzakonisht e keqe. Mirëpo, ai ka thënë se përveç themelimit të grupeve punuese dhe ardhjes së ekspertëve japonezë, janë bërë hapa konkret në përmirësimin e gjendjes së ndotjes së mjedisit.

“E përmendi ish-ministri Shala se ka pasur iniciativa për të filluar reduktimin e ndotjes së ajrit, por ato tashmë janë të përfunduara. E dini që Kuvendi në seancën e fundit para shpërndarjes e miratoi fondin IPA prej 78 milionë eurosh, për çka si ministër i falënderoi të gjithë deputetët nga të gjitha subjektet politike. Nga ky fond do të ndërrohen filtrat e Kosovës B, që nuk janë ndërruar asnjëherë deri më tash. Është bërë një punë shumë e madhe gjatë vitit të fundit për të ardhur deri te kjo. Kuvendi i Kosovës deri para një viti ka përdor thëngjill për ngrohje, shkollat kanë përdor po ashtu thëngjill dhe ne e kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në të gjitha institucionet publike. Pra, gjatë periudhës kur e kemi drejtuar ne këtë ministri janë bërë punë jashtëzakonisht të mëdha dhe kemi rezultate konkrete”, ka thënë Matoshi.


MË SHUME NGA Lajme