21:36 / 19.09.2019
Thaçi viziton Iowa-n në SHBA bashkë me disa nxënës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Iowa State Capitol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pata kënaqësinë të vizitoj edhe Iowa State Capitol, shtëpinë e Zyrës së Guvernatorit, të Senatit të Iowas, të Dhomës së Përfaqësuesve dhe institucioneve të tjera shtetërore të Iowas. Sot, unë nuk isha vizitori i vetëm i kësaj ndërtese të bukur e historike, pasi aty takova edhe shumë nxënës që po mësonin për shtetin e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.























