22:41 / 19.09.2019
Eto’o: As Zoti nuk e di të ardhmen e Fatit
Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o ka thënë vetëm fjalë të mira për sulmuesin Ansu Fati.
16-vjeçari është duke thyer rekorde të njëpasnjëshme në “Camp Nou”.
Eto’o beson që Fati ka një të ardhme të ndritshme dhe i ka uruar më të mirat në jetë.
“I shikoj të gjitha ndeshjet e Barcelonës. Besoj që as Zoti nuk e di çfarë të ardhme ka Fati. Është shumë i fortë, me personalitet të mirë. I uroj më të mirat dhe më e rëndësishmja që të mos lëndohet, për shkak se do të ngadalësohej”, deklaroi ai.
Fati ka shënuar 2 gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha paraqitjet e tij për gjigantin spanjoll.























