Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Jehona Idrizaj, blogere ushqimi, e cila na njofton më detajisht për përgatitjen e turshive dhe reçelit.
Ndërsa Shpejtim Shujaku nga OJQ Germin do të flasë për Germin që kërkon të zgjatet afati për votim nga jashtë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Daut Thaçi, këshilltar në MKRS, ku do të na informojë më gjerësisht për Javën Evropiane të Sportit, e cila nis së shpejti.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























