14:31 / 20.09.2019
“Saka më i mirë se Pepe”
Legjenda e Arsenalit, Martin Keown beson që Bukayo Saka, është në formë të mirë.
18-vjeçari shënoi dje ndaj Eintracht Frankfurt, duke u bërë djaloshi më i ri për “Topçinjtë”, që shënon gol në Ligën e Evropës.
Keown e krahasoi Sakan me Pepen që është transferuar këtë verë në “Emirates”, për 72 milionë euro.
Ai tha se Saka është treguar më i mirë në ndeshje dhe kur e ka topin më shumë mundësi do të shënohet gol.
“Kur mendon mënyrën si Pepe ka luajtur dhe e kujton që ka kushtuar 72 milionë euro, Saka është më i mirë. Kur e ka topin, tregon shfaqje, e pason topin dhe shënohet gol. Është vetëm 18-vjeçar”, deklaroi ai.























