10:14 / 21.09.2019
Para derbit ndaj Interit, Milan merr një lajm të keq
Milan ka marrë një lajm të keq nga UEFA para ndeshjes së sotme ndaj Interit.
Rosonerët nuk mund të llogarisin në shërbimet e lojtarit kroat të sapoardhur Ante Rebic, për pesë ndeshjet e ardhshme në Europë. Rebic është dënuar sa ka qenë pjesë e skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt.
Kroati është ndëshkuar me karton të kuç në ndeshjen ndaj Strasburgut dhe ka vazhduar me fyerjet ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve tjerë të ndeshjes.























