​​Kane në ndjekje të rekordeve të Henry dhe Rooney
BKT
Sport

​​Kane në ndjekje të rekordeve të Henry dhe Rooney

Ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është vënë në ndjekje të një rekordi mjaft interesant.

Kane, nën urdhrat e Mauricio Pochettino, numëron tashmë 172 paraqitje në Premierligë, në të cilat ka arritur të shënojë 125 gola.

Me këto 125 gola, Kane është lojtari i tretë që ka shënuar më së shumti gola në Premierligë, nën urdhrat e një trajneri të njëjtë.

Dy lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nën një trajner janë Thierry Henry dhe Wayne Rooney, përcjell lajmi.net.

Henry kishte shënuar 175 gola me Arsenal, nën drejtimin e francezit Arsene Wenger, kurse Wayne Rooney kishte shënuar 141 herë me Manchester United nën Sir Alex Ferguson.