Armend Dallku drejton Prishtinën në ndeshjet e ardhshme
Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajneri i Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar vet trajneri, në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak minutave në zyrët e klubit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sokoli ka njoftuar se për arsye shëndetësore është i detyruar të largohet nga posti i trajnerit të këtij klubit.
Ndërsa vendin e tij për një kohë të pacaktuar pritet ta zë ish-lojtari i Prishtinës Armend Dallku. Këtë e ka konfirmuar Ahmet Kurtolli, zyrtar tek FC Prishtina.
“Klubi i dëshiron shërim të shpejtë, dhe shpreson së të gjitha këto të jenë të lehta për Sokolin. Ne do të kemi edhe plane tjera me “Profen”, kurse sa i përket çështjes së trajnerit klubi është orientuar që nga dje dhe në këto momente dhe tutje klubi do ta udhëheq shtabi teknik në krye me Armend Dallkun”, pohoi ai.























