15:45 / 21.09.2019
Juve gati të godas sërish PSG-n, e do Meunier falas
Juventus synon të transferojnë mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Thomas Meunier si lojtar të lirë verën e ardhshme, raporton “Calciomercato”, përcjell RTKLive.com.
Kampionët në fuqi të Italisë, gjatë verës që lamë prapa, transferuan Adrien Rabiotin e PSG-së, por tani juventinët janë duke u përgatitur që të transferojnë edhe një tjetër yll të parsienëve.
Siç mësohet, Meunier është objektiv kryesor i “Zonja e Vjetër” verën që vjen, pasi që lojtari mbyllen kontratën me klubin nga Parisi, dhe torinezët synojnë ta transferojnë lojtarin falas.























