Ja si përgjigjet Zidane kur pyetet për shkarkimin nga Reali
BKT
Sport

Ja si përgjigjet Zidane kur pyetet për shkarkimin nga Reali

Përpara ndeshjes me Sevillan që do të luhet nesër në Sanchez Pizjuan, trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane doli në një konferencë për shtyp.

Francezi përveçse ndeshjes u pyet nga gazetarët dhe për situatën e tij, pasi është për folur shumë për një largim nga madrilenët.

Zidane u përgjigj se ka besimin e klubit dhe do të vazhdojë ta drejtojë Realin.

Ndeshja- "Ne do të luajmë në një fushë të vështirë. Ata janë kryesuesit e kampionatit dhe po luajnë mirë, por ne jemi të përgatitur për gjithçka”.

Shkarkimi- “Nëse filloj të lexoj… jam jashtë”, u përgjigj Zizu.“Ndihem i fortë. Gjithmonë më kanë mësuar të mos i ul kurrë krahët dhe të vazhdoj të punoj deri në minutën e fundit”.

Mourinhou- “Nuk më shqetëson aspak fakti që emri i tij qarkullon. Klubi ka besim tek unë”.