06:32 / 23.09.2019
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Arben Bislimi - kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës. Ai do të flas për PËRGATITJET PËR KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE PËR KANCERIN E GJIRIT.
Kurse Hysen Bytyqi-Prorektor për mësim dhe çështje për student në UP do të flas për KONKURSIN PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË STUDIMET E DOKTORATËS dhe KONKURSIN PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE MASTER.
Ndërsa Bali Muharremaj kryetar i Komunës së Suharekës, do të flas për "FESTARI"- FESTIVALIN E KULTURËS DHE VERËS NË SUHAREKË.























