VIDEO-Disa programe të studimeve në UP mund të mbyllen
BKT
Lajme

VIDEO-Disa programe të studimeve në UP mund të mbyllen

RTKlive

Së fundi është hapur konkursi për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës dhe konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master në Universitetin e Prishtinës. Afatet për pranim në studimet BA janë kryer dhe ende po vazhdojnë provimet në disa njësi akademike.

Hysen Bytyqi prorektor për mësim dhe çështje për student në UP, tha se UP-ja po vazhdon të jetë qendër e dijes dhe interesimi për të studiuar në universitetin më të madh publik në vend nuk ka rënie, me përjashtim në disa njësi akademike.

“Ne do të bëjmë reformë, ne pothuajse të 80 % të programeve jemi në proces të akreditimit. Ne do të bëjmë reforma substanciale të atyre programeve dhe natyrisht nëse programet e tilla kanë mbet, nëse mund t’i quajmë të pa interesuara nga të rinjtë, natyrisht se nuk kemi nevojë të vazhdojmë me to, ose disa prej tyre”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Lajme