17:50 / 23.09.2019
Pacolli merr pjesë në Samitin e organizuar nga Presidenti Trump
Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit po merr pjesë në Samitin e organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Gjatë këtij samiti që sot ka filluar, ministri në detyrë Pacolli do të këtë takime të shumta me homolog dhe udhëheqës të shteteve, në mesin e tyre edhe të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

























