Prezantohet studimi `Personat e Pagjetur’ e ’Personat e Zhvendosur`
BKT
Lajme

Prezantohet studimi `Personat e Pagjetur’ e ’Personat e Zhvendosur`

RTKlive

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) sot bën prezantimin e studimit‘Personat e Pagjetur’ dhe ’Personat e Zhvendosur’ në kontekstin e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përveç tjerash, në konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë. Këto studime trajtojnë tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Punimet hulumtuese ofrojnë këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në secilën prej çështjeve të lartëpërmendura.

Punimet japin përgjigje dhe rekomandime në disa nga çështjet si: Çfarë duhet të insistojë Kosova në dialog me Serbinë për çështjen e personave të pagjetur dhe të zhvendosur? A ka Serbia informacione për vendndodhjen e personave të pagjetur? Cili mund të jetë roli specifik i BE-së në këtë çështje? Po, OKB-ja, a mund të ketë ndonjë rol? Si do të duhej të dukej një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa i përket këtyre temave? Cila duhet të jetë strategjia për kthimin e personave të zhvendosur? Cilët janë faktorët për kthimin ose moskthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre? Si duhet të trajtohen personat e zhvendosur nga Mitrovica? Njëkohesisht, edhe të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës dhe më gjerë? Çfarë mund të ofrojë një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse për këto tema?.


MË SHUME NGA Lajme