Këto lodra të fëmijëve përmbajnë substanca kancerogjene
BKT
Lifestyle

Këto lodra të fëmijëve përmbajnë substanca kancerogjene

Përafërsisht të gjithë fëmijët kanë një nivel të konsiderueshëm të plastikës në urinë, kanë thënë pjesëmararësit e një studimi të fundit.

Shkencëtarët gjermanë kanë analizuar së paku 15 produkte të plastikës të përdorura në 2.500 fëmijë. Sipas rezultateve 11 nga 15 prej këtyre substancave njihen për efektin e tyre kancerogjen

Kimikalet përbërëse të këtyre produkteve sipas studimeve të mëparshme kanë qenë të lidhura me kancerin. Shkencëtarët gjermanë kanë thënë se ata janë shumë të brengosur pasiqe këto produkte kanë një përdorim të gjerë tek fëmijët.

Shkencëtarët kanë analizuar mostrat e urinës tek disa fëmijët dhe kanë vërejtur një sasi të këtyre kimikaleve.

Rezultatet përfundimtare të këtij studimi ende nuk kanë dalur, mirëpo ata paralajmërojnë njerëzit të kenë kujdes dhe t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga këto produkte shumë të dëmshme.

“Këto produkte duhet të ndalojnë së prodhuari, dhe kontrolli ndaj këtyre substancave të lidhura më kancerin duhet të shtohet”.