FIFA The Best, zbulohen votat e Messi-t dhe Ronaldo-s
BKT
Sport

FIFA The Best, zbulohen votat e Messi-t dhe Ronaldo-s

Lionel Messi e ka përfshirë Cristiano Ronaldon në zgjedhjen e tre lojtarëve më të mirë për çmimin “The Best” të FIFA-s, mirëpo portugezi nuk ka vepruar në të njëjtën mënyrë.

Messi ka fituar çmimin e më të mirit nga FIFA duke mposhtur konkurrencën e mbrojtësit të Liverpoolit, Van Dijk si dhe të Cristiano Ronaldos.

Në votimin për më të mirin, Messi ka zgjedhur, sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane në vendin e parë, Cristiano Ronaldon në vendin e dytë dhe në vendin e tretë e ka votuar shokun e skuadrës, De Jong.

Ndërsa CR7 i ka votuar lojtarët si De Ligt, De Jong dhe Mbappe.