“Llovqen”: Askush nuk u bën presion malazezëve në Kosovë
BKT
Lajme

“Llovqen”: Askush nuk u bën presion malazezëve në Kosovë

“Përfaqësuesit e Shoqatës së malazezëve “Llovqen” janë përfaqësuesit e vetëm të mbetur të malazezëve në Kosovë, të cilët kanë qëndruar në përputhje me politikën e ndjekur nga shteti i Malit të Zi dhe me siguri do të vazhdojnë të ndjekin dhe respektojnë politikat e vendit të origjinës në të ardhmen, veçanërisht ndaj shtetit të Kosovës ku jetojmë”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate, duke theksuar se përfaqësuesit e këtij komuniteti nuk kanë kurrfarë presioni as kërcënimi.

"Pikërisht për këtë arsye duam t'i mohojmë ata që janë duke u përpjekur të bëjnë deklarata të turpshme për të sjellë shqetësime në mesin e anëtarëve të komunitetit malazez, dhe unë me përgjegjësi vërtetoj se as Qeveria e Kosovës dhe as Sllobodan Petroviqi nuk ushtrojnë asnjë presion mbi anëtarët e komunitetit malazez, e as nuk i kërcënojnë me ndonjë largim nga puna, e as s’kanë si ta bëjnë këtë sepse në institucionet, por as në kompanitë e Kosovës s’ka pothuajse fare të punësuar nga ky komunitet. Prandaj, rrejdhimisht lind pyetja se kur dikush gjen guxim të tillë ta përbaltë Qeverinë e Kosovës dhe si guxon të plasojë trillime të tilla ", thuhet në deklaratë. Si përfaqësues i komunitetit malazez në Këshillin Konsultativ të Komuniteteteve dhe President i Shoqatës së Malazezëve "Llovqen", e cila u themelua në vitin 2010, Llazar Radulloviq thekson se ai gjithmonë ka mbrojtur bashkëjetesën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë në pajtim me politikat e ndjekura nga shteti amë i Malit të Zi në rajon ndaj fqinjëve të sa, dhe veçanërisht ndaj Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme