17:41 / 24.09.2019
Italia kërkon zgjedhje të lira dhe demokratike
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.
Gjatë takimit është biseduar kryesisht për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ku përfaqësuesit e PSD-së dhe ambasadori Italian, shprehën optimizmin e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian për Republikën e Kosovës.























