18:27 / 24.09.2019
Isufi: Fushata do të zhvillohet në kushte të një gare të shëndoshë
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, priti sot në takim këshilltarin politik të Misionit Evropian për Mbikëqyrje të Zgjedhjeve në Kosovë, Dominic Howell me të cilin biseduan për procesin e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Përfaqësuesi i EUEOMK, u interesua për mbarëvajtjen e procesit dhe fushatën që do të zhvillohet deri në ditën e zgjedhjeve, si dhe për përgatitjet e AAK-së që procesi të zhvillohet në frymë demokratike.
Nga ana e tij, Isufi u shpreh se AAK beson që fushata do të kalojë e qetë, dhe do të zhvillohet në kushte të një gare të shëndoshë, duke ndjekur shembullin e qeverisjes së kryeministrit Ramush Haradinaj në 18 muajt e fundit.























