Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Haziz Tafaj, prodhues dhe bashkorganizator i cili na njofton më detajisht për aktivitetet për festivalin e rrushit "Festari", rendimentet e rrushit dhe prodhimtaria e verërave në Kosovë.
Ndërsa për të na informuar për javen evropiane të sportit në Kosovë i ftuar do të jetë Nehat Çitaku, kryetar i Federatës së Pingpongut.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet lir Bytyçi, zyrtar i sektorit për trashëgimi dhe muze në Ferizaj, i cili na njofton për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Ferizaj.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, i cili na informon për fushatën zgjedhore që nis sot zyrtarisht.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























