13:17 / 25.09.2019
Shënohet 50-vjetori i themelimit të Fakultetit të Mjekësisë
Më 1 tetor, në ditën kur fillon viti i ri akademik, do të shënohet edhe 50-vjetori i themelimit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Me këtë rast në lokalet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik do të mbahet një manifestim ku do të promovohet edhe një monografi që i kushtohet gjeneratës së parë të këtij fakulteti.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin që është dërguar në adresën me rastin e mbajtjes së këtij aktiviteti.
NJOFTIM!
Ju njoftojmë se më datë 1 tetor 2019, mbahet manifestimi solemn, me rastin e 50 vjetorit të gjeneratës së parë të Fakultetit të Mjekësisë, në lokalet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, duke filluar nga ora 12:00. Në këtë ditë bëhet edhe promovimi i monografisë së kësaj gjenerate.
Jeni të mirëseardhur.























