Veseli: Qeverisja elektronike rrit transparencën dhe llogaridhënien
RTKlive
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli , tha se qeverisja elektronike rrit transparencën dhe llogaridhënien.
"Jam i lumtur që mandatin tim si kryeparlamentar e përmbylla me finalizimin e projektit të Sistemit Informativ Ligjor. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për jetën parlamentare dhe demokracinë tonë, pasi që garanton transparencë maksimale për qytetarët. Është një model i suksesshëm i përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në shërbim të qytetarëve, i mbështetur nga Qeveria e Norvegjisë, që Kuvendin e Kosovës e bënë kampion rajonal të transparencës. Si kryeparlamentar e kam promovuar gjithmonë qeverisjen elektronike si instrument kryesor që çon drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Këtë arrita ta bëj në Kuvendin e Kosovës. Si kryeministër do ta bëj në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës", ka shkruar Veseli në "Facebook".























