Cakaj: Kënaqësi e posaçme për ta parë Kosovën si kryesuese e SEECP
BKT
Lajme

Cakaj: Kënaqësi e posaçme për ta parë Kosovën si kryesuese e SEECP

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se sot në New York e ka filluar ditën me takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Ai ka thënë se sot ishte një kënaqësi e posaçme për ta parë Kosovën si kryesuese të këtij procesi.

“Republika e Kosovës ka përcaktuar tre prioritete kryesore në kuadër të Kryesisë së SEECP-së: ndërlidhjen, rininë dhe kulturën.Këto prioritete përputhen tërësisht me nevojat reale për zhvillimin e rajonit në përgjithësi dhe përmirësimin e atmosferës shoqërore brenda tij.

Po ashtu, kryesia e Republikës së Kosovës kësaj rradhe shquhet edhe për faktin se bashkëpunimin në këto tre shtylla e koncepton në kuadër të procesit të integrimit evropian për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të diplomatit Cakaj në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme