Conte tregon pse Sanchez nuk luan në formacionin e parë
BKT
Sport

Conte tregon pse Sanchez nuk luan në formacionin e parë

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se sulmuesi Alexis Sanchez nuk është i aftë për të qenë në formacionin e parë.

Futbollisti kilian është huazim nga United dhe në katër ndeshjet e para nuk ka luajtur në formacionin e parë, ka luajtur vetëm një ndeshje, edhe atë në pjesën e dytë.

Conte tha se lojtari nuk është në formën e duhur, andaj nuk është në formacionin e parë.

“Për të janë fjalët e njëjta që them për gjithë të tjerët. Kur i shoh lojtarët që janë gati, atëherë do të luajnë në formacionin e parë. Duhet të punojë për Interin”, deklaroi ai.

Inter është në vendin e parë në tabelën e Serie A me 12 pikë, ndërsa sot do të ndeshet me Lazion.