17:32 / 25.09.2019
Pacolli me homologun kroat: Miqësia jonë është tradicionalisht e fortë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun kroat, Gordan Grlić Radman.
Pacolli ka thënë se miqësia mes dy vendeve është tradicionalisht e fortë.
Postimi i plotë:
Miqësia jonë është tradicionalisht e fortë me Kroacinë. Takim i shkëlqyeshëm me Ministrin korat i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane Gordan Grlić Radman. Ne jemi në të njëjtën linjë për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen Euro-Atlantike të Ballkanit dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë.























