17:40 / 25.09.2019
De Rossi ftohet në kombëtaren e Italisë
Mesfushori i Boca Juniors, Daniele de Rossi është ftuar për të luajtur për kombëtaren e Italisë.
Sipas mediave italiane, ish-kapiteni i Romes është përfshirë në listën e trajnerit, Roberto Mancini. Italia do të luajë kundër Greqisë më 12 tetor, ndeshje e cila do të zhvillohet në Romë.
De Rossi u transferua te Boca gjatë afatit kalimtar, pasi klubi italian refuzoi t’ia vazhdojë kontratën.
Paraqitja e tij e fundit për Italinë ishte në vitin 2018, ndeshje në të cilën ishte mposhtur nga Suedia.























