20:18 / 25.09.2019
Prishtina fundos Dukagjinin, “kërcënon” Feronikelin
FC Prishtina ka arkëtuar edhe tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës, raporton RTKLive.com.
Kryeqytetasit sonte mundën Dukagjinin, me rezultat 2-0, në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e mbetur të javës së 2-të.
Korenica e Abazi realizuan nga një gol për trepikëshin e radhës të skuadrës “bardhekaltër”.
Pas kësaj fitore, Prishtina renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë të tubuara, dy me pak se lideri i tabelës, Feronikeli.























