23:52 / 25.09.2019
Çaushi: Ka shpërputhje mes asaj që prodhohet nga shkolla dhe nevojave
Driton Çaushi nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se ka shpërputhje mes asaj që prodhohet nga shkollat dhe asaj për çka ka nevojë tregu i punës.
Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Arsimi.
Shumë programe ishin pjesë e institucioneve që u hapën pa kritere, pa u analizuar paraprakisht tregu i nevojave”, ka thënë ai.
Sipas tij, niveli i lartë ka shumë probleme. “Do të fillojmë me universitete sepse aty ka shumë probleme. Duhet të ketë autonomi të plotë. Rëndësi të veçantë do të ketë Fakulteti i Edukimit”, ka thënë Çaushi.
Ai është shprehur se në shkollën fillore bashkë me arsimin parafillor duhet të trajtohen gjërat përtej gjetjeve, që të shihet si të prodhohen qytetarë të shëndetshëm.























