Mbahet tryeza e rrumbullakët me moton `Mbrojtja e Votës`
BKT
Lajme

Mbahet tryeza e rrumbullakët me moton `Mbrojtja e Votës`

Sot institucioni i Prokurorit të Shtetit, organizon tryezë të rrumbullakët me moton “Mbrojtja e Votës”, për zgjedhjet e parakohshëm parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019, ku do të diskutohet për angazhimin e institucioneve përkatëse lidhur me këto zgjedhje.

Tryeza organizohet nga Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Po ashtu, pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë, kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryetarët e gjykatave themelore, drejtorët e policisë rajonale, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.


MË SHUME NGA Lajme