Disa fruta të thata çdo ditë parandalojnë shtimin në peshë
BKT
Lifestyle

Disa fruta të thata çdo ditë parandalojnë shtimin në peshë

“Strategjitë e thjeshta ndonjëherë ndihmojnë për të parandaluar shtimin gradual të peshës dhe mund të jenë një armë e rëndësishme në favor të shëndetit tonë dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, sipas studimit.

Ekspertët monitoruan grupmoshat për 20 vjet me radhë, shëndetin, peshën dhe ushqimin e tyre në çdo 4 vjet.

Doli se ata që shtuan të paktën 14 gramë fruta të thata në dietën e tyre kishin një rrezik më të ulët për të marrë 2 ose më shumë kile në 4 vjet.

Në veçanti, konsumimi i një grushti arrash në ditë shoqërohet me një rrezik prej 15% më të ulët për t’u bërë obez.

Efekti mbrojtës i frutave të thata është më i dukshëm nëse konsumohet në vend të disa ushqimeve jo të shëndetshme si patatet e skuqura.

Edhe pse ky është një studim thjesht vëzhgues, rezultatet përforcojnë idenë se konsumimi i rregullt i frutave të thata (të pasura me vitamina, kripëra minerale të mira) është i dobishëm për shëndetin dhe ndihmon në kontrollin e peshës pasi rrit ndjenjën e ngopjes.