11:27 / 26.09.2019
Puyol: Refuzova të jem drejtor sportiv i Barcelonës
Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol ka pranuar që ka refuzuar mundësinë të jetë drejtori sportiv i Barcelonës.
Ky vend në skuadër iu ofrua spanjollit pasi Pep Seguera dha dorëheqje në korrik, transmeton KosovaPress.
Puyol tha se ky vendim ka qenë shumë i vështirë për të, pasi gjithmonë ka pasur dëshirë të rikthehet në klub.
“Pas shumë mendimeve, vendosa të mos e pranojë ofertën. Nuk ka qenë vendim i lehtë sepse gjithmonë kam pasur dëshirë të rikthehem në ‘shtëpi’. Dua të falënderoj klubin që menduan se jam i duhuri për këtë post me shumë përgjegjësi”, deklaroi ai.























