Vdes Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës që i doli në ndihmë Kosovës
BKT
Lajme

Vdes Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës që i doli në ndihmë Kosovës

RTKlive

Ka ndërruar jetë, ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac në moshën 86-vjeçare.

Jacques Chirac shërbeu si president francez për dy mandate. Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vite.

Chirac ishte njëri nga liderët e rëndësishëm botëror që denonoci barbarinë serbe kundër kosovarëve në vitin 1999 dhe u rreshtua përkrah shteteve të NATO-s për t’a bombarduar Serbinë.

Presidenti francez Jacques Chirac më 24 mars 1999, në një fjalim në televizionin francez, tha se Franca po merr pjesë në sulmet ajrore të NATO-s sepse Serbia ka demonstruar "sjellje të papranueshme për shumë kohë në lidhje me shqiptarët e Kosovës".

"Unë e di se populli francez do të kuptojë që ne duhej të vepronim," tha Chirac. "Para pengesave të pajustifikuara dhe të pakuptueshme të Presidentit Millosheviç, aleatët ranë dakord njëzëri se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të ndërhynin ushtarakisht kundër objektivave të synuara serbe. Kjo me qëllim që të përmbante një tragjedi e cila rrezikon gjithnjë e më shumë stabilitetin e Ballkanit:, kishte thënë ai, transmeton RTKlive.

Ja fjalimi i tij në televizionin francez më 24 mars 1999 ku flet për pjesëmarrjen e Francës në sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë:


MË SHUME NGA Lajme