Lampard ‘hesht’ para ndeshjes me Man.United
BKT
Sport

Lampard ‘hesht’ para ndeshjes me Man.United

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka thënë se nuk mund të flasë për ndeshjen ndaj Manchester United.

Chelsea do të ndeshet me United në Carabao Cup dhe tekniku anglez ka thënë se nuk është në pozitë të flasë për “Djajtë e Kuq”.

‘Blutë’ kanë luajtur në ndeshjen e parë ndaj United, duke pësuar debakël (4-0).

Lampard ka thënë se do të jetë ndeshje e vështirë, por gëzohet që ajo do të zhvillohet në “Stamford Bridge”.

“Është ndeshje e vështirë, dy klube të mëdha, jam i gëzuar që do luajmë në ‘shtëpi’. Shumë gjëra mund të ndodhin brenda një kohe të shkurtër. Ndeshja nuk do të luhet nesër. Duhet të kemi respekt për kundërshtarët, kanë lojtarë të mirë. Na kanë mposhtur 4-0, andaj nuk mund të ndalem dhe të flas për United. Do të jetë ndeshje e vështirë. United do të ketë një skuadër të fortë”, deklaroi ai.