19:30 / 26.09.2019
Hoti: Marmulli i Gjakovës në mbështetje të plotë të Platformës 100%
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, njëherësh kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, Afrim Hoti, ka vazhduar takimet me qytetarë të Gjakovës para zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.
Ai gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me banorët e Marmullit të Gjakovës nga të cilët mori mbështetje të fuqishme për platformën 100 për qind.
“Marmulli i Gjakovës në mbështetje të plotë të Platformës 100%”, shkruan Hoti në Facebook.
Afrim Hoti në listën e koalicionit AAK-PSD për deputet mban numrin 83.























