Zeka: Qytetarët të votojnë ata që përfaqësojnë interesat e tyre
Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës Milaim Zeka ka vizituar ndërmarrjen prodhuese Meka Halal Food në Dragash.
Ai gjatë takimit që pati me drejtues të kësaj ndërmarrje ka biseduar rreth gjendjes së prodhimit dhe sukseseve të Meka Halal Food.
Zeka me këtë rast tha se në procesorin zgjedhor qytetarët e vendit duhet të votojnë personat, të cilët më së miri përfaqësojnë interesat e tyre.
“Sot më datë: 26.09.2019, Partia Euroatlantike e Kosovës bëri një vizitë në Dragash të Prizrenit, në Ndërmarrjen Prodhuese - Meka Halal Food, me ç’rast u bisedua rreth gjendjes së prodhimit dhe sukseseve të kësaj ndërmarrje. Në këtë rast kërkesë e Milaim Zeka ishte që qytetarët të votojnë atë i cili më së miri do të përfaqësojë interesat e tyre”, shkruan Zeka në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, Partia Euroatlantike e Kosovës vizitoi sot edhe Kompaninë e Pastrimit EKO në regjionin e Prizrenit, me ç'rast u bisedua rreth gjendjes dhe veprimtarisë së kësaj kompanie, si dhe nevojave dhe mundësive për mbështetje institucionale.























