Edhe Lazio ja mësynë Vedat Muriqit
BKT
Sport

Edhe Lazio ja mësynë Vedat Muriqit

Është Lazio, një tjetër klub i madh italian, që i ka hyrë garës për sulmuesin kosovar te Fenerbahces, Vedat Muriqin.

Pas Juventusit, edhe “lacialët” e duan yllin e “Dardanëve”. Sipas mediave turke, Juventus dhe Lazio janë gati për të rrëmbyer sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

25 vjeçari, aktualisht është pjesë e Fenerbahces, ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës në Superligën turke.

Për të interesimi është i madh edhe nga Napoli e Fiorentina në Seria A, ndërkohë që nga skuadrat evropiane më shumë interes ka shprehur Tottenham.

Presidenti i Fenerbahces ka mohuar një shitje të mundshme, duke u shprehur se nuk do të pranonte as një ofertë prej 30 milionë eurosh, por për sulmuesin duket se po vjen oferta më e rëndësishme e karrierës.