Belotti “rrah” Milanin
BKT
Sport

Belotti “rrah” Milanin

Pas humbjes nga Interi, AC Milan merr një tjetër goditje në Seria A, raporton RTKLive.com.

“Rossonerët” kanë pësuar humbje sonte në udhëtim tek Torino, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit italian.

Padyshim njeriu i mbrëmjes ishte ylli i torinezëve, Belotti, i cili shënoi dygolësh në minutën e 72-të dhe 76-të, duke ia siguruar tri pikë të mëdha Torinos më duel me milanistët. Golin e vetëm për Milanin e realizoi Piatek në minutën e 19-të nga penalltia.

Torino pas kësaj fitore, ngjitët në vendin e pestë me nëntë pikë, kurse, Milani renditet e 10-ta me vetëm gjashtë pikë.