Sopi - Krasniqi: Sigurimet shëndetësore përmenden në fushatë, asgjë s`u bë
BKT
Lajme

Sopi - Krasniqi: Sigurimet shëndetësore përmenden në fushatë, asgjë s`u bë

Mirlinda Sopi - Krasniqi nga koalicioni NISMA-AKR ka thënë se sigurimet shëndetësore po përdoren për herë të tretë në gara elektorale, por asnjëherë nuk është bërë gjë.

Ajo ka folur të enjten në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Shëndetësia.

“Insistojmë të përpilohet lista esenciale e qëndrueshme”, ka thënë Sopi-Krasniqi.

Sipas saj, problemet më shëndetësi ekzistojnë prej 20 vitesh.

“Kemi grupin e ekspertëve të mjekësisë që kanë përpiluar planin 4 vjeçar të shëndetësisë. Motoja jonë është: Shëndeti për të gjithë. Programi jonë përfshinë investimet në infrastrukturën ekzistuese por edhe në krijimin e infrastrukturës së re”, ka thënë ajo.

Sopi – Krasniqi ka thënë se koalicioni pjesë e të ciliët është ka synim të ndodhë “mbajtja e trurit” brenda Kosovës.

“Kemi planifikuar edhe rritjen e buxhetit”, ka thënë ajo.

 


MË SHUME NGA Lajme