Gola: Shëndetësia të trajtohet si emergjencë shtetërore
Luan Gola nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se subjekti i tij konsideron se shëndetësia duhet të trajtohet si emergjencë shtetërore.
Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Shëndetësia.
“Shëndetësia të trajtohet si emergjencë shtetërore. Prioritet të kalojmë në financim të qëndrueshëm të shëndetësisë. D.m.th të trajtohet me prioritet”, ka thënë ai.
Sipas tij, Lista esenciale e barnave duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, gjë që sipas tij, nuk ka qenë rasti deri më tash.
“Vitin e parë do të mblidhen rreth 70 milionë euro nga premiumet e sigurimeve shëndetësore. Dy rezonanca dhe 6 CT do të sigurohen poashtu”, ka thënë ai.
Gola është shprehur se 70 për qind e vdekjeve në botë janë të sistemit kardiovaskular.
“Do ta rrisim grantin specifik për komuna”, ka premtuar ai.























