Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Baki Jashari drejtor i Filharmonisë së Kosovës , i cili do të flasë për hapjen e sezonit të ri të Filharmonisë.

Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Shkëlzen Sylejmani drejtor artistik I festivalit , i cili do na njoftojë më shumë rreth festivalit "Hynjesha në Fron", Edicioni i 12-të.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Baki Hoti drejtor i shoqatës së turizmit alternativ, i cili do të flasë për ditën botërore të turizimit, sa vizitohet Kosova?

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme