12:09 / 27.09.2019
104 aktakuza për 24 orë
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore të Kosovës janë ngritur 104 aktakuza kundër 125 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 15 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.























