Milan do të shitet sërish
BKT
Sport

Milan do të shitet sërish

Skuadra e Milan sipas të gjitha gjasave do të shitet sërish.

Kësaj radhe siç raportojnë mediat italine Milan do të bëhet me pronar të ri e i cili do të jetë Bernard Arnault, pronari i LVMH.

Sipas La Reppublica, tashmë negociatat mes Elliot dhe anës tjetër kanë filluar. Shifra themelore e marrëveshjes ka rënë nga 1.2B € në 960 milion €. 

Midis këshilltarëve do të kishte një bankë të madhe investimesh me qendër në Londër. Operacioni mund të mbyllet deri në fund të vitit 2019.