Strakosha nesër luan ndeshjen historike, në ndjekje të modelit Buffon
Një histori e shkruar tashmë, por tepër emocionuese për t’u jetuar. Thomas Strakosha do të luajë nesër në ndeshjen e tij të 100-të në Serisë A.
Të gjitha me fanellën e Lazios (do të jetë ndeshja e 129-të me bardhekaltrit përfshirë edhe kupat). Një rrugë që 24-vjeçari shqiptar e kishte në fat: babai i tij, Fotaq, u përball me Lazion në Kupën e Kupave 1998-99 (një ndeshje e fituar nga ekipi italian). Me Panionios, ai pësoi 7 gola duke përfshirë të dyja ndeshjet.
Skuadra e fortë të cilën babai i tij e ka hasur në karrierën e tij, tashmë Thomas e ka ekipin e tij, falë edhe intuitës së Tares.
Që nga debutimi në javën e 5-të të sezonit 2016-17, ai ka dëshmuar se është një portieri me shumë vlera. Më 20 shtator 2016, ai u aktivizua në mënyrë të papritur në “San Siro”, pasi portieri i parë i bardhekaltërve, Marchetti u dëmtua gjatë nxehmjes. Thomas luajti pa frikë duke bërë një ndeshje fantastike. Pesë ditë më pas vjen debutimi në Olimpico kundër Empolit, sigurisht me babain në tribunë.
SIGURIA- Në këto vite Thomas ka luajtur shumë ndeshje të rëndësishme. Sa më shumë të rritet presioni, aq më shumë spikat: nuk është rastësi që ndeshjet më të mira të tij janë ato në derbet ndaj Romës në Serie A ose në finalen e kupës (duke fituar dy trofe me Lazion, ndërkohë që me të rinjtë fitoi ndaj Romës më 26 maj 2013). Edhe pse mund të përmirësohet në dalje, ai po tregon prej vitesh se është një ndër më të mirët në kampionatin italian. Përveç faktit që reagon shumë shpejt, Thomas është gjithashtu shumë elastik. Në më shumë se një rast (herën e fundit të mërkurën në San Siro ndaj Interit) ai arriti që të ndalte rivalët duke mbajtur në lojë deri në fund bardhekalrit.
MODELI- Idhulli i tij ka qenë gjithmonë Buffon, për këtë arsye mbase para tij ai kurrë nuk bëri paraqitje të këqija. Më 14 tetor 2017, priti një penallti në sekondat e fundit ndaj Dybala-s, duke bërë që Lazio të fitonte në Torino pas 15 vitesh. Sidoqoftë, më shumë se Gigi, Thomas merr këshilla dhe frymëzim nga një portier tjetër: “Buffon është më i preferuari im. Por si model të jetës unë zgjedh babanë ”.
Është e drejtë që është kështu. Nesër portieri i kombëtares sonë do të festojë ndeshjen e 100-të në Seria A, me shpresën për të marrë 3 pikë ndaj Genoas. Do të ishte një ditë vërtet magjike për të festuar lidhjen e tij të dashurisë me Lazion. Një histori, e shkruar në fatin e tij, për të cilën Thomas është një protagonist pasionant.























