15:18 / 28.09.2019
Vëllai i dëshmorit Hafir Shala kalon në AAK
Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot ka prezantuar edhe një anëtar të ri të AAK-së.
Bëhet fjalë për Bashkim Shalën, vëllai i dëshmorit të kombit, Hafir Shala.
“Lajm i mirë aderimi në Aleancë i Bashkim Shalës nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala. Bashkimin, i cili jeton dhe vepron në Grac të Austrisë, e falënderova për kontributin në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës "Atdheu", si kryetar i saj. E sigurova se diaspora jonë, si krah i djathtë i Kosovës, do ta ketë gjithmonë kujdesin tonë të veçantë”, thuhet në njoftim.























