Llapi mund Dukagjinin, ngjitët në vendin e dytë
BKT
Sport

Llapi mund Dukagjinin, ngjitët në vendin e dytë

FC Llapi ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës, duke mundur Dukagjinin, me rezultat 2-1, të shtunën në “Zahir Pajaziti” në kuadër të javës së shtatë, raporton RTKLive.com.

Të përzgjedhurit e Tahir Batatinës, ia dolën të trumfojnë në duel me skuadrën klinase, e cila futët edhe më thellë në zonën e rrezikshme.

Mujkiq dhe Pefqeli shënuan nga një gol për fitoren e llapjanëve, kurse, golin e vetëm për Dukagjinin e realizoi Demiri.

Pas kësaj fitore, Llapi ngjitët në pozitën e dytë me 14 pikë të tubuara, një më pak se lideri i tabelës, Feronikeli, derisa Dukagjinin mbetet e fundit me vetëm një pikë.