16:53 / 28.09.2019
Juve s’gabon, mposht Spal-in e Berishës
Juventusi nuk ka gabuar në përballje me Spal-in, duke fituar me rezultat 2-0, të shtunën në Torino, në kuadër të javës së gjashtë të Serisë A, raporton RTKLive.com.
Kampionët në fuqi të Italisë, arkëtuan tri pikë të mëdha në duel me Spal-in, edhe pse juventinët u desh të djersitën goxha shumë për të ardhur deri tek fitorja, sepse portieri kosovar Etrit Berisha, i cili edhe pse pranoi dy gola, megjithatë, ishte një nga me të mirët tek Spal-i.
Pjaniq (45’) dhe Ronaldo (78’), shënuan nga një fitore për fitoren e “Zonjës së Vjetër” e cila tani kryeson tabelën me 16 pikë, një më shumë së Interi që sfidën e radhës e luan në udhëtim tek Sampdoria, kurse, Spal është e parafundit me vetëm tri pikë të tubuara.























