​Barcelona mposht Getafen pa Lionel Messi
BKT
Sport

​Barcelona mposht Getafen pa Lionel Messi

Futbollistët e Barcelonës mposhtën Getafen si mysafirë me rezultat 2:0, në kuadër të javës së shtatë të kampionatit të Spanjës.

Edhe pse pa Messi, ekipi i Barcelonës pa probleme të shumta shënoi fitore, me golat e Luis Suares dhe Junior Firpo, të cilët në minutat 41, përkatësisht 49 të ndeshjes.

Barcelona renditet e dyta në tabelë me 13 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Real Madrid, derisa Getafe është e 11-ta me shtatë pikë.

Sonte luajnë edhe Granada – Leganes dhe Atleciko Madrid – Real Madrid. Nesër: Espanyol – Valladolid, Eibar – Celta Vigo, Alaves – Mallorca, Levante – Osasuna dhe Sevila – Sociedad.  

Villareal dje mposhti Betis 5:1 (1:0), ndërsa Atletik Bilbao sot pësoi si vendës nga Valencia 0:1 (0:1).