Makolli: Papunësia gjithmonë ka qenë e ulët
Vesel Makolli nga koalicioni NISMA, Aleanca Kosova e RE (AKR) dhe Partia e Drejtësisë (PD), tha se papunësia gjithmonë ka qenë e ulët.
Makolli gjatë emisionit “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se me kalimin nga socializmi në sistemin e sotëm papunësia është rritur edhe më shumë.
Ai tha se Pacolli ka tërhequr vërejtjen para se të fillojë privatizimi se ai do të ndikojë në rritjen e papunësisë, por vërejtja e tij ka hasur në vesh të shurdhër.
“Toka ka degraduar dhe nuk po punohet është mëkat toka bujqësore mbetet si ka mbetur ndërkohë që ne importojmë bukën dhe produktet tjera bujqësore” , tha Makolli.
“ Ne mendojmë me bë një fond për zhvillimin i cili do të ishte në marrëdhënie ne partneritet publiko privat me investua në ndërmarrje apo me i lejuar investimet në ketë lami”, shtoi Makolli.























