09:12 / 29.09.2019
Këto janë fjalët e Milot Rashicës pasi i shënoi gol Dortmundit
Milot Rashica është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi.
Sulmuesi kosovar në ndeshjen e tij të parë pas lëndimit si titullar arriti të shënonte gol.
Kundërshtari i Milotit ishte një gjigant i futbollit gjerman, Borussia Dortmund.
Rashica realizoi një gol fantastik në minutën e shtatë për epërsinë e hershme të Bremenit, por që në fund ndeshja u mbyll pa fitues 2:2.
Pas ndeshjes Milot ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për tu shprehur për golin e shënuar.

“Shpirti i madh i ekipit sot! I lumtur për të shënuar në lojën time të rikthimit…#MR7”, ka shkruar Rashica.























